Aeroporti i Vlorës në 1914-1916 dhe sa kushtonin fluturimet drejt Romës, Gjirokastrës e Tiranës

Fluturimet e para janë realizuar në Shqipëri për qëllime ushtarake, e më pas në vitet ’20 ka nisur të zhvillohet aviacioni për transport civil.

Ishin italianët që pushtuan Vlorën në fundin e vitit 1914, që ngritën edhe një kamp aviacioni për qëlllime ushtarake, që përveç avionëve të zakonshëm përfshinte edhe një bazë hidrovolantësh.

Në vitet ’30 -’40 transporti ajror i brendshëm mori një hov të madh, lidhur kjo me faktin se u ndërtuan aerodrome thuajse në të gjitha qytetet kryesore. Në këtë periudhë, Shqipëria rezulton si ndër vendet e rralla në botë që kishte më të zhvilluar transportin e brendshëm ajror sesa format e tjera të transportit.

Sa i përket Vlorës, në vitet ’40, nga ‘aeroporti’ i këtij qyteti zhvilloheshin tre linja fluturimesh: Vlorë-Gjirokastër ku bileta kushtonte 11 franga ari për persona, Vlorë-Romë që kushtonte 90 franga ari për person dhe Vlorë-Tiranë 17 franga ari

Blic Lajme

Progetta un sito come questo con WordPress.com
Comincia ora