Çfarë presin nga ne, të marr pushkën e filloj pushkën me këta. Idrizi shperthej ndaj gjyqtarit

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka komentuar shumë ashpër ndeshjen e humbur me një penallti të kontestuar ndaj Dinamos, duke akuzuar gjyqtarin Kreshnik Cjapi, por edhe FSHF se ishin tallur me investimin e tij dhe të qytetit..

Në këtë farë feje, një ndeshje mes ekipeve pretendente që acaron në këtë mënyrë një qytet të tërë. Në Shqipëri paragjykohet, paragjykohet kush do të shkojë, kush do të blejë, kush do të vihet e të tjera si këto. Flamurtari nuk ka hyrë kurrë në histori arbitrash. Po si duket këta nuk zënë mend akoma, por të jenë të qartë për një gjë, se këtë herë kanë për të parë një Flamurtar që reagon, jo histori batutash.

Të prishet futbolli në këtë farë feje unë nuk e kuptoj. Nuk kam fjalë të përdor për të gjithë këta që vijnë këtu drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, për këta gjyqtarë që vijnë e prishin investimin tonë. Çfarë presin nga ne, të marr pushkën e filloj pushkën me këta. Ne duam të jemi fushë civili, ishte stadiumi i tejmbushur plot. Pra më e pakta sjellin arbitër amator. Më e shumta ore nuk e doni Flamurtarin në Superiore, nuk luajmë fare, luajmë në të tretën, jemi rehat”

BLIC LAJME

U vra apo inskenoi, dilema merr fund për 5 ditë.Fati i Rrumbullakut në dore te Vis Martinajt

Policia sot nuk di ta thotë, u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë. Drejtori i ri duhet të sigurohet që dilema të marrë fund,” ishin fjalët e kryeministrit në 7 shtator, që duket se filloi dhe numërimi mbrapsht për drejtorin, Muhamet Rrumbullaku.

Tashmë kanë kaluar 95 ditë, por ende askush nuk ka folur.

Në ditët e para dukej se çështja ishte në rrugë të mbarë, pasi autoritet u shprehën se kishin disa prova dhe një pistë hetimi, por nuk thanë asgjë më shumë.

Sipas “ultimatumit” të kryeministrit, Rrumbullakut i ka mbetur dhe pak kohë që të tregojë në lidhje me çështjen ose mund të humbas detyrën, por kjo varet nga ata e që e emëruan sesa do të kujtojnë deklaratat që kanë dhënë.

Pergatiti.Blic Lajme

Aktorja Rudina Dembacaj,ne telashe me drejtesin per shkak..

Burime te sigurta thanë se Aleksandër Varfaj ka kallëzuar penalisht ish bashkëshorten e tij, aktoren e humorit Rudina Dembacajn. Inxhinieri mekanik akuzon ish gruan Rudina Dembacaj se ka falsifikuar letrat, duke u larguar jashtë vendit me vajzën e mitur në manipulimin e deklaratës është përfshirë edhe një notere.

Për të mbyllur telashet e moderatores dhe aktores me drejtësinë mësohet se po ndërhyn bashkëshorti aktual, Mark Frroku, me episode të shumta penale, përfshirë edhe një implikim në call centera, i mbyllur në heshtje pa e marrë vesh njeri.

Pergatiti.Blic Lajme

Erdogan tremb Greqin me raketat Tajfun

Sipas mediave të huaja,Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar sërsh Greqinë gjatë ditës së sotme.

Ai ka kërcënuar me përdorimin e raketave TAYFUN, nëse Greqia nuk qëndron e qetë dhe vijon provokimet.

Deklaratën e tij e ka publikuar gazetari turk, Ragip Soylu, ku thuhet: “Greqia ka frikë nga raketat tona. Ata thonë se raketat TAYFUN do të godasin Athinën, do ta godasin, nëse nuk qëndrojnë të qetë.”Ai shtoi në atë kohë se Greqia po përdor një politikë agresive kundër Turqisë, duke thënë se kjo është e papranueshme

Testet e TAYFUN e çmendën Greqinë. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë teknologjinë e raketave dhe të rrisim rrezen e saj. Sigurisht që edhe grekët janë të shqetësuar, po arrijmë në Athinë”, ka theksuar ndër të tjera ai.

Përgatiti.Blic Lajme

Pallati ‘fantazmë’ në Dhërmi, autoritetet s’kanë emër dhe s’ka hetime!

Pallati të ndërtuar pa leje deri në 5 kate në një nga zonat më të bukura të rivierës shqiptare në Dhërmi. Ndërtesa sot u prish më në fund nga tritoli i IKMT por gjatë të paktën 1 viti punimesh, autoritetet e tjera shqiptare kanë qenë qorre më keq se vetë IKMT.

Nje ndërtim pa leje nën hundën e autoriteteve, inspektorët ndërtimorë, bashkia, strukturat e policisë, kryeplaku e deri autoriteti më i fundit në radhë, jo vetëm nuk e panë, por nuk dinë të thonë se cili është pronari i këtij ndërtimi?

Prokuroria dhe policia nuk po hetojnë qoftë duke gjetur të paktën një punëtor që ka punuar për ndërtimin e këtij pallati… me apo pa kontratë qoftë, i siguruar apo jo, ky punëtor mund të çojë drejt emrit që qëndron në krye të këtij ndërtimi pa leje.

Është e pamundur që gjithë zinxhiri i autoriteteve dhe elementëve në ndërtimin e një objekti, të mos arrijë që organet ligjzbatuese të gjejnë se kush është investitori i këtij pallati 5 katësh!

Mjafton të kërkohet se si është lidhur energjia elektrike për punimet në kantier, për të parë nëse ka një kontratë të rregullt me OSHEE, apo nëse vjedhja e energjisë me një burim të fuqishëm për të përballuar të tillë ndërtim (tension i lartë) do të jetë një tjetër akuzë që duhet të rëndojë mbi pronarin anonim.

Policia dhe prokuroria duhet të investigojë në zyrat e hipotekës se në pronësi të kujt është toka mbi të cilën u ndërtuan 5 kate pa leje. Edhe ky gjurmim shumë thjesht të çon një hap më pranë pronarit misterioz, i cili me vënien nën akuzë për ndërtim pa leje, rrjedhimisht vihet para përgjegjësisë penale.

Përgatiti.Blic Lajme

Horoskopi i Paolo Fox 12 Dhjetor

Dashi, një javë e bukur po hapet për ju me disa ditë me fat, shumë fat. Sidomos në fillim të javës. Dita më e mirë do të jetë nesër: përfitoni nga ajo për t’iu përkushtuar dashurisë dhe punës.

Demi, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 12 dhjetor 2022), fillon një javë e vështirë. Shtatë ditët e ardhshme do t’i jetoni pothuajse në një gjendje apatie. Prandaj, gjatë gjithë javës, kushtojini vëmendje marrëdhënieve tuaja me të tjerët, duke mos i lënë ata të mbyllen. Pak durim në punë.

Binjakët, java juaj do të jetë mjaft e vështirë për ju, por mos u dekurajoni. Mundohuni të mendoni pozitivisht dhe, për t’u çlodhur pak, organizoni një mbrëmje romantike me partnerin tuaj.

Gaforrja, java për ju do të ndahet në dy pjesë: një fillim shumë i mirë ndërsa një pjesë e dytë paksa e përmbajtur. Shkaku janë planetët disonantë që do të shfaqen pikërisht në shenjën tuaj në fundjavën e ardhshme.

Virgjëresha, satisfaksione të mëdha po vijnë si në punë ashtu edhe në aspektin e dashurisë. Prandaj java do të jetë krejtësisht pozitive, përveç nesër, kur mund të ndiheni pak të lodhur.

Peshorja, java do të jetë interesante për ju në shumë mënyra që do t’ju çojë të arrini momentin tuaj të formës absolute. Dy ditë janë më të qeta, ato në fillim të javës ndërsa nga e enjtja Hëna do të hyjë në shenjën tuaj duke ju bërë të përjetoni edhe një fundjavë të shkëlqyer.

Akrepi, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 12 dhjetor 2022), do ta jetoni javën e ardhshme në emër të qetësisë dhe relaksimit. Pjesa e parë e javës ishte shumë e mirë, ndërsa pjesa e dytë ishte pak më e qetë

Shigjetari, e nesërmja – e hënë 12 dhjetor 2022 – do të jetë mjaft e mirë për ju, por do të pasojnë ditë që nuk janë saktësisht në krye. Gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë duke filluar nga e premtja e ardhshme. Merr guxim.

Bricjapi, për ju po vjen një javë që është pothuajse e gjitha e mirë, përveç largimit. Gjashtë ditët në vijim do të jenë më të mira: gjithçka do të kulmojë me të dielën, e cila do të jetë vërtet e mrekullueshme.


Ujori, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e hënë 12 dhjetor 2022), e nesërmja do të jetë shumë e këndshme dhe me fat. Nuk do të ketë ditë që të jeni të pafat. Nga e premtja yjet do të jenë super të preferuarat dhe Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj duke ju dhënë një ngarkesë të madhe dashurie.

Peshqit, ajo që do të fillojë do të jetë një ditë shumë pozitive për ju. Do të fillojmë me ditë shumë të mira të cilat do të pasohen nga një fundjavë e qetë.

Përgatiti.Blic Lajme

.Princi Harry dhe Meghan Markle po divorcohen?Ai është gati të bëhet sërish baba por Meghan nuk është ajo fatlumja!

Duket se Harry dhe Meghan Markle janë gati të ndahen përgjithmonë dhe këtë herë arsyeja nuk do ka bëj me familjen mbretërore që nuk e kanë parë kurrë mirë gruan e Harry-t, por  te një marrëdhënie jashtëmartesore që Harry kishte me një grua tjetër. , mbeti shtatzënë.
Harry dhe Meghan Markle do të ishin në proces divorci dhe këtë herë nuk duket të jetë lajm i rremë. Thashethemet për krizën e tyre në çift, të mbështetur edhe nga fakti se vetë Familja Mbretërore do të donte që të dy të divorcoheshin, po bëhen gjithnjë e më konkrete.

Ndër arsyet e kësaj ndarjeje do të ishte një dashnor i dyshuar i Princit Harry, i cili madje do të ishte shtatzënë. Lajmi do të ishte aq i sigurt sa vetë Dukesha do të ishte gati të linte vilën Montecito dhe të merrte me vete fëmijët e saj Archie dhe Lilibeth.
Por nëse nga njëra anë flasim për Harry-n dhe të dashurin e tij të mundshëm, nga ana tjetër zërat për tradhtinë e Meghan shkojnë në të njëjtën mënyrë dhe siç dihet është folur për një marrëdhënie mes Dukeshës dhe truprojës së saj. Në rastin e Meghan, historia erdhi sepse ajo harroi të merrte Archie nga shkolla.

Harry u inatos duke bërë një skenë të bujshme dhe sigurisht gjëja doli jashtë mureve të shtëpisë duke bërë xhiron e revistave. Harry megjithatë, siç e kemi thënë, nuk do të ishte aq i pafajshëm dhe nga thashethemet që qarkulluan së fundmi ai do ta kishte lënë shtatzënë të dashurin e tij.

Pergatiti.Blic Lajme

Kupa e Botes kthehet ne nje thriller,vdekje te mistershme te gazetarve dhe puntoreve

Disa ditë pas ndarjes nga jeta të gazetarit amerikan Grant Wahl, i cili po mbulonte Kupën e Botës, në Katar, një tjetër fatkeqësi ka ndodhur në radhët e medias.

Vdekja e tij u njoftua në kanalin zyrtare në “Twitter”, të “Al Kass” dhe gjithashtu u raportu nga Gulf Times, ku ashtu si për gazetarin amerikan u tha se fotoreporteri vdiq, duke mbuluar Kupën e Botës.

Siç raportohet nga mediat vendase, fotoreporteri Khalid al-Misslam i kanalit televiziv vendas “Al Kass” është gjendur i pajetë ditën e djeshme, në shkaqe te mistershme

Pergatiti.Blic Lajme

Plani makaber i Berishes per mbyllur protestat e vitit 97.Ja cilat qyetet rrezikonin

Një material sekret të Ministrisë së Mbrojtjes është zbuluar një hartë me zonat në jugun e Shqipërisë të piketuara nga Sali Berisha në vitin 1997, për t’u bo.mbarduar me avionë lu.ftarakë dhe më pas për t’i pushtuar me këmbësori, në kuadër të planit për shtypjen e rebelimit kundër pushtetit të tij pas vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996, firmave piramidale, reprezaljeve me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes etj.

. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, anëtari i komisionit, Spartak Braho ka raportuar për rezultatet e hetimit.Komisioni kryesohej nga Spartak Ngjela, ndërsa përbëhej nga anëtarët Spartak Braho, Sokol Hazizi, Fatbardh Hushi dhe Vladimir Fejzo.

Braho thekson se gjatë hetimeve është zbuluar një hartë me zonat më të nxehta, si Vlora, Tepelena, Përmeti, Saranda etj., të për t’u bo.mbarduar me avion dhe ar.tileri, ku më pas do të hynte ushtria. Komisioni ka zbuluar edhe përgatitjen e 500 gra.natave me lëndë he.lmuese, të planifikuara për t’ua hedhur popullsisë.

Komisioni ka arritur në konkluzionin se operacioni dështoi pasi ushtria u shkatërruar dhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali u arratis duke mos pranuar të zbatojë skenarin Berishës dhe Gazidedes për bo.mbardimet. Në këto rrethana, Braho thekson se disa krerë të PD me në krye Shaban Meminë armatosën militantë të PD për të zëvendësuar ushtrinë dhe për të luf.tuar kundër jugut.

Lëndët kimike kanë qenë të llojeve që hyjnë në kategorinë e lëndëve që ndalohen nga konventat ndërkombëtare të miratuara me ligjin 7747, datë 29.7.1993. Megjithëse shteti dhe Ministri i Mbrojtjes e ka firmosur këtë konventë, me urdhër të Adem Çobanit, Safet Zhulalit, të Bashkim Gazidedes janë bërë përgatitje të ethshme për përgatitjen e rreth 400-500 gra.natave me lëndë hel.muese për t’u përdorur në zonën e Fier Vlorës. Nuk kanë arritur t’i përdorin….

Pergatiti.Blic Lajme

Progetta un sito come questo con WordPress.com
Comincia ora