Plani makaber i Berishes per mbyllur protestat e vitit 97.Ja cilat qyetet rrezikonin

Një material sekret të Ministrisë së Mbrojtjes është zbuluar një hartë me zonat në jugun e Shqipërisë të piketuara nga Sali Berisha në vitin 1997, për t’u bo.mbarduar me avionë lu.ftarakë dhe më pas për t’i pushtuar me këmbësori, në kuadër të planit për shtypjen e rebelimit kundër pushtetit të tij pas vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996, firmave piramidale, reprezaljeve me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes etj.

. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, anëtari i komisionit, Spartak Braho ka raportuar për rezultatet e hetimit.Komisioni kryesohej nga Spartak Ngjela, ndërsa përbëhej nga anëtarët Spartak Braho, Sokol Hazizi, Fatbardh Hushi dhe Vladimir Fejzo.

Braho thekson se gjatë hetimeve është zbuluar një hartë me zonat më të nxehta, si Vlora, Tepelena, Përmeti, Saranda etj., të për t’u bo.mbarduar me avion dhe ar.tileri, ku më pas do të hynte ushtria. Komisioni ka zbuluar edhe përgatitjen e 500 gra.natave me lëndë he.lmuese, të planifikuara për t’ua hedhur popullsisë.

Komisioni ka arritur në konkluzionin se operacioni dështoi pasi ushtria u shkatërruar dhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali u arratis duke mos pranuar të zbatojë skenarin Berishës dhe Gazidedes për bo.mbardimet. Në këto rrethana, Braho thekson se disa krerë të PD me në krye Shaban Meminë armatosën militantë të PD për të zëvendësuar ushtrinë dhe për të luf.tuar kundër jugut.

Lëndët kimike kanë qenë të llojeve që hyjnë në kategorinë e lëndëve që ndalohen nga konventat ndërkombëtare të miratuara me ligjin 7747, datë 29.7.1993. Megjithëse shteti dhe Ministri i Mbrojtjes e ka firmosur këtë konventë, me urdhër të Adem Çobanit, Safet Zhulalit, të Bashkim Gazidedes janë bërë përgatitje të ethshme për përgatitjen e rreth 400-500 gra.natave me lëndë hel.muese për t’u përdorur në zonën e Fier Vlorës. Nuk kanë arritur t’i përdorin….

Pergatiti.Blic Lajme

Progetta un sito come questo con WordPress.com
Comincia ora