Pallati ‘fantazmë’ në Dhërmi, autoritetet s’kanë emër dhe s’ka hetime!

Pallati të ndërtuar pa leje deri në 5 kate në një nga zonat më të bukura të rivierës shqiptare në Dhërmi. Ndërtesa sot u prish më në fund nga tritoli i IKMT por gjatë të paktën 1 viti punimesh, autoritetet e tjera shqiptare kanë qenë qorre më keq se vetë IKMT.

Nje ndërtim pa leje nën hundën e autoriteteve, inspektorët ndërtimorë, bashkia, strukturat e policisë, kryeplaku e deri autoriteti më i fundit në radhë, jo vetëm nuk e panë, por nuk dinë të thonë se cili është pronari i këtij ndërtimi?

Prokuroria dhe policia nuk po hetojnë qoftë duke gjetur të paktën një punëtor që ka punuar për ndërtimin e këtij pallati… me apo pa kontratë qoftë, i siguruar apo jo, ky punëtor mund të çojë drejt emrit që qëndron në krye të këtij ndërtimi pa leje.

Është e pamundur që gjithë zinxhiri i autoriteteve dhe elementëve në ndërtimin e një objekti, të mos arrijë që organet ligjzbatuese të gjejnë se kush është investitori i këtij pallati 5 katësh!

Mjafton të kërkohet se si është lidhur energjia elektrike për punimet në kantier, për të parë nëse ka një kontratë të rregullt me OSHEE, apo nëse vjedhja e energjisë me një burim të fuqishëm për të përballuar të tillë ndërtim (tension i lartë) do të jetë një tjetër akuzë që duhet të rëndojë mbi pronarin anonim.

Policia dhe prokuroria duhet të investigojë në zyrat e hipotekës se në pronësi të kujt është toka mbi të cilën u ndërtuan 5 kate pa leje. Edhe ky gjurmim shumë thjesht të çon një hap më pranë pronarit misterioz, i cili me vënien nën akuzë për ndërtim pa leje, rrjedhimisht vihet para përgjegjësisë penale.

Përgatiti.Blic Lajme

Progetta un sito come questo con WordPress.com
Comincia ora