Sipas mediave të huaja,Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar sërsh Greqinë gjatë ditës së sotme.
Ai ka kërcënuar me përdorimin e raketave TAYFUN, nëse Greqia nuk qëndron e qetë dhe vijon provokimet.
Deklaratën e tij e ka publikuar gazetari turk, Ragip Soylu, ku thuhet: “Greqia ka frikë nga raketat tona. Ata thonë se raketat TAYFUN do të godasin Athinën, do ta godasin, nëse nuk qëndrojnë të qetë.”Ai shtoi në atë kohë se Greqia po përdor një politikë agresive kundër Turqisë, duke thënë se kjo është e papranueshme
Testet e TAYFUN e çmendën Greqinë. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë teknologjinë e raketave dhe të rrisim rrezen e saj. Sigurisht që edhe grekët janë të shqetësuar, po arrijmë në Athinë”, ka theksuar ndër të tjera ai.
Përgatiti.Blic Lajme
