Një aksident të trefishtë në Sarandë ka ndodhur pershkak te probleme qe kishte automjeti. Makina tip “KIA” nuk po ndizej sepse i kishte rënë bateria, e për këtë arsye pronari i makines nga Delvina ,tentoi që ta ndezë duke e zbritur nga një kodër.
Ndërsa i afrohej rrugës kryesore nuk ka mundur dot të frenojë dhe për pasojë është përplasur me tre mjete të tjera. Një prej të dëmtuarve nga ky aksident ishte edhe një turist slloven që në momentin që u godit nga makina pa frena ndodhej në automjetin e tij tip “Citroën” bashkë me partneren.
Për mikrofonin e ABC ai tregoi se makina po “fluturonte” nga kodra dhe e goditi automjetin e tij në një krah. Për fat të mirë, ai dhe partnerja e tij kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
BLIC LAJME
