E rikonstruktuar dy vite më parë lagjia historike e Vlorës po shkon drejt degradimit. Mbeturina të shumta, erë e rëndë nga pusetat, dhe puse të hapura që rrezikojnë jetën e fëmijëve janë disa nga shqetësimet kryesore të bizneseve që operojnë në lagjen “Muradie
Në shenjë proteste pronarët e bar-kafeve kanë mbyllur bizneset dhe kanë lexuar para medias kërkesat ndaj bashkisë së Vlorës.
Ata shprehen se nuk janë pritur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ndaj sot kërkojnë publikisht reagim prej institucionit vendor. Një tjetër shqetësim është ora policore dhe ndalimi i muzikës. Ata shprehen se policia e Vlorës, vepron në mënyrë preferenciale, duke nxitur konkurrencën e pandershme në qytetin bregdetar.


